Një gazetare amerikane ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi motori me të cilën udhëtonte humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë. Jenny Lenzini, vetëm 26 vjeçe, ishte duke udhëtuar me një person tjetër si pasagjere.
Ngjarja e rëndë që i mori jetën ndodhi në North Port të Florida. Drejtuesi i motorit humbi jetën menjëherë, ndërsa gazetarja u dërgua me helikopter në një spital.
Plagët ishin të rënda për 26-vjeçaren, e cila humbi jetën disa momente pasi u dërgua për mjekim. E reja kishte pak kohë që punonte për NBC2 dhe ABC7 në Florida. Muajt e kaluar ajo kishte mbuluar ngjarje si ato të koronavirusit, apo stuhisë tropikale Laura.
Të gjithë kolegët e saj janë shprehur të trishtuar nga lajmi tragjik për vdekjen e saj./tvklan.al