Një 35-vjeçar gjeti vdekjen këtë të hënë në Fushë-Krujë, pasi u aksidentua me motor.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë. Sipas policisë, 35-vjeçari me iniciale L.K udhëtonte me një motor Honda, kur humbi kontrollin e mjetit në rrethana ende të paqarta.
Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi të mbijetonte. Për ngjarjen e rëndë autoritetet po kryejnë hetimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të saj./tvklan.al