Nikolin Gurakuqi, i njohur si regjisori i Operas dhe Baletit ka qenë i ftuar në studion e emisionit “E ardhmja është vajzë” në Klan Plus ku ka prekur me rrëfimin e tij të jetës. Gurakuqi ka treguar se brenda gjashtë viteve ka humbur gjysmën e familjes, prindërit dhe djalin e tij 26-vjeçar.

Në rrëfimin e tij, regjisori ka treguar se këto humbje i ka përjetuar shumë keq, por ka gjetur forcën që të vazhdojë përpara.

Nikolin Gurakuqi: Unë jam një prind që kam pësuar një humbje të madhe, brenda 6 vitesh humba gjysmën e familjes, të dy prindërit dhe djalin 26-vjeç. Kur humba prindërit mu duk fundi i botës dhe për javë të tëra nuk kam shkuar në punë fare. Nuk isha në gjendje të rrija në skenë. Por kur humba djalin, mund të them se anullova shfaqjen që do të vija në skenë, operën Skëndërbeu, u sëmura.

Por njeriu është prej guri, lufton dhe fiton edhe mbi humbjen më të madhe dhe sot, pas 9 vjet e gjysëm, nuk mund të them se jam më i fortë se më përpara se pasojat kanë qenë në shëndetin tim, por unë bëra këtë për t’i dalë në krah Desantilës që njeriu fiton dhe atëherë kur mendon se po bie në humnerë dhe pastaj vjen stanjacioni dhe pastaj duhet kurajo e madhe për t’i dhënë vetes të ngjitesh. Një karakter i fortë del, një i dobët jo, do të sëmuret me depresion se s’bën. /tvklan.al