Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Opera kthehet pas 35 vjetësh në qytetin e Durrësit. Në teatrin “Aleksandër Moisiu” u vu në skenë ditët e fundit, pjesa operistike “La serva padrona”, e kompozitorit italian Giovanni Battista Pergolesi. Kjo është një ngjarje e shënuar për ngjarjen kulturore te qytetit të Durrësit, ku shfaqja operistike që është realizuar për herë të fundit është ajo e 35 viteve më parë, “Bijtë e Skënderbeut”.

Realizimi i operës “La serva padrona”, u bë i mundur nga TOB në Tiranë dhe shoqatës Miqtë e Artit në përpjekje për të pasuruar jetën e varfër kulturore të një prej qyteteve më të mëdha të Shqipërisë. Në këtë opera luajnë tre personazhe, të cilët interpretohen nga artistët Izolta Yzeiri, Avni Shehu dhe Fatmir Lara. Dirigjent është Ermir Dizdari, ndërsa regjia dhe skenografia nga Nikolin Gurakuqi.

Kjo veprimtari është shoqëruar edhe me një ekspozitë fotografish, të titulluar “35 vjet opera dhe orkestër sinfonike”./tvklan.al