Opera “Il Trittico” me muzikë të Giacomo Puçinit është premiera më e fundit e vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës nën regjinë e Nikolin Gurakuqit.
Për realizimin e operës janë angazhuar rreth 40 solistë mes të cilëve Eva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Sidrit Bejleri si dhe studentë të Akademisë së Arteve.
Vepra “Il Trittico” bashkon tre operat, “Kapota”, “Motra Anxhelikë” dhe “Gianni Schicchi”, ku vdekja trajtohet si një fenomen shoqëror.
Në këtë vepër Puçini u përqendrua pikërisht mbi tentativën për të nxjerrë në pah karakteret groteske të personazheve të shkujdesur nga domethënia e vdekjes./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle