Humbja 9-2 ndaj Bayern Munich, ka rezultuar fatale për trajnerin Sergej Jakirovic. Klubi i Dinamo Zagreb, ka vendosur të shkarkojë trajnerin, menjëherë pas disfatës së pësuar.

Kjo u bë e ditur mëngjesin e kësaj të enjte, me kroatët që njoftuan largimin e teknikut 47-vjeçar.

Jakirovic mori drejtimin e Dinamos së Zagrebit në gushtin e vitit të kaluar, ndërsa në 60 ndeshje në stol, regjistroi 41 fitore, 9 barazime dhe 10 humbje.

Megjithatë, disfata ndaj Bayern Munich, nuk është kapërdirë dot nga drejtuesit, pavarësisht kundërshtarit shumë të fortë që ishte përballë. Skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Sandro Perkovic, i cili ishte pjesë e stafit të Jakirovic. /tvklan.al