FFK ka reaguar pas vendimit të UEFA-s, ku ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u vendos me rezultat zyrtar 3-0. Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 90-të, kur shifrat 0-0, ndërsa në kor filluan thirrjet “Serbi, Serbi” nga tifozët rumunë.
FFK ka shkruar se UEFA e konfirmoi se kishte sjellje raciste dhe mesazheve provokuese politike. Po ashtu, FFK shton se nuk është dakord me vendimin për t’i hequr Kosovës tre pikë në tavolinë dhe për ta shpallur rezultatin 3-0 në favor të Rumanisë.
Për këtë vendim, FFK do të bëjë ankesa dhe do të apelojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, duke vazhduar të mbrojë të drejtën dhe integritetin e përfaqësueses së Kosovës.
Sipas vendimit të UEFA-s Kosova ishte fajtore për tërheqje nga ndeshja në minutat shtesë dhe për mosbindje të urdhrit të gjyqtarit për t’u rikthyer në fushën e blertë. Gjithashtu, dy Kombëtaret u gjobitën për koret raciste të së premtes në stadiumin “National Arena” në Bukuresht.
Federata Rumune e Futbollit u gjobit me 50 mijë Euro dhe me një ndeshje pa tifozë për shkak të thirrjeve raciste anti-shqiptare. Ndërkaq, për Federatën e Kosovës një gjobë prej 6 mijë Eurosh.
Klan News