Vendi që shihni në këtë foto ndodhet tek rruga e Elbasanit në kryeqytet. Bëhet fjalë për hyrjen e një pallati, që siç rrëfejnë vetë banorët e tij është burim aksidentesh.
Një qytetare rrëfen për
tvklan.al
se pikërisht në këtë vend, herë pas here makinat përplasen me katin e parë të pallatit. Problemi, sipas qytetarëve do të zgjidhej lehtësisht me vendosjen e disa bordurave mbrojtëse.
Por duket se problematika e ngritur nga banorët deri më tani ka rënë në vesh të shurdhër. Qytetarët shprehen të shqetësuar se këto aksidente venë në rrezik jetën e kalimtarëve dhe vetë banorëve të pallatit.
“Të paktën çdo 2 muaj futet ndonjë makinë në dyqanin e katit të parë. Është bërë tmerr të kalosh aty, pasi makinat humbin kontrollin dhe përfundojnë brenda pallatit”
, rrëfen qytetarja për
tvklan.al
.
Kjo e fundit ka përcjellë edhe disa foto nga aksidentet e ndodhura pikërisht në këtë vend, ndërsa tregon se i fundit ndodhi gjatë fundjavës.
/tvklan.al