23-vjeçari që qëlloi për vdekje me pistoletë policin Novruz Cenalia njihet si person problematik në Fier. Ai rezulton i skeduar për disa konflikte në këtë qytet.
Ndërkohë edhe anëtarë të tjerë të familjes së tij janë me precedentë penalë. Bëhet e ditur se babai i të riut ka qenë i dënuar me 20 vjet burg pasi në vitet 90 ka vrarë kunatin e tij. Ndërkohë të skeduar janë edhe vëllezërit e 23-vjeçarit. Njëri prej tyre është i dënuar në Gjermani ndërsa vëllai tjetër, Kiri Mërnica është dënuar me 19 vjet heqje lirie për vrasjen e Florian Selmanit. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2019 dhe në atë kohë ka qenë babai i 28-vjeçarit i cili po ashtu është pjesë e uniformave blu ka qenë pjesë e grupit që kanë arrestuar Kiri Mërnicën.
Nisur nga kjo ngjarje u dyshua se vrasja e policit mund të kishte ndodhur për hakmarrje, por më pas u rrëzua. Po ashtu është hedhur poshtë edhe pista se ngjarja mund të ketë lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2005 kur babai i viktimës në kohë që ishte me shërbim në Has ka vrarë për vetëmbrojtje një person.
Azgan Mërnica i cili është në arrati ka me vete edhe armën me të cilën qëlloi për vdekje policin ndërsa makinën me të cilën lëvizte, pasi la nënë e tij në banesë e braktisi pranë shtëpisë së dajës së tij.
Klan News