Një vajzë e quajtur Jade Purvis ka zbuluar në rrjetet sociale historinë e saj dhe hakmarrjen e ëmbël që bëri ndaj të dashurit të saj i cili e tradhtoi me një vajzë që e kishte njohur në Facebook. Ajo ka ndarë një video në Tik Tok ku është parë 6 milion herë dhe shpjegon se kishte tre vite e lidhur me të dashurin e saj, madje dhe ishin fejuar e së shpejti do martoheshin. Por Jade tregoi se ai udhëtoi 188 milje larg për të takuar vajzën tjetër që kishte njohur në Facebook.
Jade, nga Ayrshire në Skoci, ka treguar në video se edhe vajza që i dashuri i saj po e tradhtonte, ishte në një lidhje dashurie për 5 vite me një djalë tjetër. Kur të dy palët e morën vesh që ata janë tradhtuar, vendosën të takoheshin. Djali me zemër të thyer ka udhëtuar 188 milje për të takuar Jade Purvis e cila gjithashtu ishte e lënduar nga kjo tradhti.
Në video ajo shton më tej se vendosën që të lidhen bashkë për t’u hakmarrë ndaj të dyve. Jade tregoi se në fillim u takuan thjesht të një mënyrë shoqërore, por më pas ranë në dashuri me njëri-tjetrin dhe vazhdojnë ende të shijojnë dashurinë e tyre. /tvklan.al