Australia ka zbuluar planet për të implementuar një taksë për platformat e mëdha dixhitale që nuk ndajnë të ardhurat me organizatat e lajmeve. Kjo është lëvizja më e fundit e qeverisë për të rregulluar marrdhëniet mes kompanive të teknologjisë me agjencitë e lajmeve.

Ligji që hyn në fuqi më 1 janar, do të prekë kompanitë që fitojnë mbi 159 milionë dollarë në vit në Australi ku përfshihen Meta, Alphabet dhe TikTok. Kjo taksë është menduar më shumë si rregullator sesa burim të ardhurash për shtetin.

Shifra e taksës nuk është ende e qartë.Por qeveria synon ta kthejë ndarjen e fitimeve me organizatat  e mediave në një mundësi më pak të kushtueshme.

“Objektivi i vërtetë është të incentivojmë marrëveshjen mes platformave dhe bizneseve mediatike  në Australi”, tha për Associated Press asistenti i Thesarit.

Kjo masë është marrë pas deklaratës së Meta se nuk do t’i rinvoojë marrëveshjet trevjeçare për të paguar mediat australiane për përmbajtjet e tyre.

Në vitin 2021, qeveria e mëparshme paraqiti disa ligje që detyronin gjigantët teknologjikë të firmosnin marrëveshje për ndarjen e të ardhurave me mediat australiane ose do të merrnin një gjobë prej 10% të fitimeve të tyre.

Meta tha se ligji kishte probleme dhe “shqetësohej për pagesat nga një industri që të subvencionohej tjetra”.

Google ka firmosur marrëveshje me më shumë se 80 kompani mediatike australiane për tre vitet e fundit dhe ka pranuar për rinovimin e tyre./tvklan.al