Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë, të shtetasit: Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë./tvklan.al