Violeta u largua në vitin 1999 për në Itali nga shtëpia bashkëshortore duke lënë pas 5 fëmijë. Vajza e madhe ishte martuar dhe të tjerët mbetën nën kujdesin e Joanës 11-vjeçare që sot, e rritur, ka sjellë nënën në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Violeta kërkon të jetojë në shtëpinë e djalit pasi bashkëshorti i saj italian është ndarë nga jeta. Joana refuzon kategorikisht ta pranojë dhe nis të rendisë gjithçka ka bërë e vetme për vëllezërit e motrat.
Joana: Nuk më intereson se çfarë ke bërë! Dua ta di se vendi jot është atje nga ke ardhur! Ka ardhur, më ka marrë nusja në telefon me vëllain, mund të ketë zgjidhje? Nuk ka vend shtëpia, nuk ka! Nuk ka vend, vëllai është invalid! Unë i përgjigjem me të tëra, unë me të larë, me të shpëlarë edhe motrës e vëllait, sa mundësi kam i jam përgjigjur ditë për ditë, ti asnjëherë! Për çfarë, si mund të futesh atje? Si mund të shkosh? Zoti Ardit, ka ikur në Itali, nuk kemi parë një hajër, si i thonë?
Ardit Gjebrea: Ju keni patur vështirësi?
Joana: Shumë. Unë kam vetë një vajzë. Unë u largova por mora…
Ardit Gjebrea: A mund të më thuash sa herë ju merrte mami në telefon gjatë vitit dhe kujdesej për ju?
Joana: Nuk di, shumë pak, a ka folur me të tjerët por unë jam larguar në Greqi.
Ardit Gjebrea: Me ty ka folur?
Joana: Nuk kemi folur.
Violeta: Si s’ke folur moj?
Joana: Nuk kam folur.
Violeta nuk lë pas mëritë e vjetra me babain e fëmijëve dhe ia hedh gjithë fajin atij dhe jetës që bënte, tradhtive. Joana vazhdon t’i shprehë indiferencë të plotë ndaj kësaj pasi thotë se janë gjëra mes tyre dhe i intereson vetëm çka ndodhur me të e motrat e vëllezërit. Refuzimi i fortë nga e bija nxit Violetën që të nisë ta ofendojë.
Eni Çobani: Ju keni shtëpi në Shqipëri apo jo?
Violeta: Po një dhomë e vogël është! Tek ajo dhoma e vogël është djali i vogël, edhe unë atje vajta, te djali i vogël!
Joana: Nuk ka vend atje!
Violeta: Kjo erdhi nga Greqia më nxori përjashta, çfarë kërkon ti te shtëpia e vëllait tim? Ka prerë edhe biletën 1200…kjo beçile! Kjo palaço!
Joana: Nuk mund të flasësh kështu, kjo është turp! Nuk mund të flasësh për mua kështu sepse duhet të më thuash jo si vajzën tënde…
Violeta: Po ti je palaço moj, ti je çupë palaço moj! Ik te vendi jot atje, mos m’u afro fare!
Joana: Dua të më respektosh jo si vajzë, por sikur isha një nënë tjetër për fëmijët!
Violeta: Epo unë të kam bërë ty, të kam rritur! I harrove ti moj? Të kam ushqyer me lule unë ty moj? Shkoja nëpër gjarpërinj, mblidhja lule e lakra moj! Binte shi, frynte erë! Më ngrinin duart!
Eni Çobani: Po çfarë bëje ti?
Violeta: E di gjithë fshati e lagjja me çfarë e kam rritur unë!
Joana: Unë kontakte me asnjë prind nuk kam! Me asnjë! Jam përgjigjur unë për motra e vëllezër dhe këta nuk kanë bërë asgjë! Unë vetëm! As babai, as mamaja! Unë!
Violeta: Po ti turp të kesh moj! Palaço!
Eni Çobani: Nuk mund t’i thuash palaço! Të lutem, kujdes sepse kjo është një vajzë që ka rritur 3 fëmijët e tu, vëllezër e motra që i ke lënë të vegjël! Si i drejtohesh në këtë formë në vend që t’i thuash faleminderit që m’i rrite se unë isha me italianin atje!/tvklan.al