Lajme Arkiva – TV Klan 2004

I është dhënë lamtumira e fundit bashkëshortes së pretendentit të fronit mbretëror Susan Cullen. Pas homazheve të fundit të zhvilluara në ambientet e hotel Dajtit në kryeqytet, trupi i të ndierës u përcollë për në varrezat e Sharrës. Fjalën e lamtumirës përpara familjarëve dhe miqve, e mbajti profesor Mentor Petrela.

“Mbretëresha Suzanë admiroi shqiptarët, pasardhësit e Ilirëve dhe përfaqësoi anlitalizmin dhe dashurinë për logosin, që i mobilizonte të gjithë instrumentet e shpirtit të saj për të kuptuar njerëzit që e kontaktonin, duke gjetur forcën që i mbështesnin me të gjitha mjetet”.

Vetë pretendenti i fronit mbretëror Lëka i Parë, në fund të ceremonisë, falënderoi të pranishmit. Ju falenderojë për nderimin që i bëtë mbretëreshës Susanë, u shpreh ai. Pas një sëmundje të rëndë në mushkëri Susan Cullen u ndah nga jeta vetëm pak ditë më parë./tvklan.al

Gazetare: Danjela Kostandini