38-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht B.Bajrami është ndaluar në Pikën Kufitare të Morinës me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë në hyrje të vendit, rezultoi se 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Gostivarit e ka dënuar me 6 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e gjysmë burgim”, njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit./tvklan.al