Në studion e “Opinion” në Tv Klan ka patur një përplasje mes Ylli Rakipit dhe Mark Markut. Rakipi është revoltuar në momentin që Marku i ka ndërhyrë teksa ai po fliste dhe i ka ngritur zërin këtij të fundit, duke shtuar se tani ‘ka të drejtë ai të bërtasë’.
Blendi Fevizu: Ti sa minuta do të flasësh?
Ylli Rakipi: Ti zotëri si një autor i një prej emisioneve më të rëndësishme në vend, duhet të pyesni përfaqësitë diplomatike në Tiranë, përjashto Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorin e SHBA që me bukë në torbë i është vënë Sali Berishës. Shkon ther dhe gjelin në Tropojë, i pret kokën, që “i preva kokën Saliut”etj, ti duhet të interesohesh dhe t’i pyesësh pse shkuan ata atje.
Blendi Fevizu: Ambasadori amerikan ka linjë të departamentit të shtetit.
Ylli Rakipi: Problemi është se ti mund të pyesësh si gazetar i njohur i këtij vendi ambasadat e perëndimit këtu se pse shkuan ata atje. Ambasadori ka shkuar atje me bindjen time, me kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike dhe kjo nuk do të thotë se kur unë të kërkoj ty Fevzi dhe gjithë këta të tjerët këtu që të shkojmë atje, nuk do të thotë që ata janë shqetësuar për problemin që i ka ndodhur një ditë më parë me hyrjen e Sali Berishës në PD sepse nëse është kështu, do të ishte e kundërta. Ambasadorët do të kërkonin të shkonin atje. Thelbi i këtij problemi është që nëse një kryetar opozite kërkon ambasadorët e rëndësishëm të atij vendi, është gjëja më normale që ata të shkojnë se ata nuk janë rrugaçë.
Mark Marku: Po t’i thërrasë Sali Berisha a shkojnë?
Ylli Rakipi: Pse ndërhyn, a më the vetë më lër?! Pse ndërhyn, pse? A më bërtite mos ndërhyj, tani kam të drejtë unë të bërtas!/tvklan.al