Krimi Kibernetik pranë Policisë së Tiranës ka dokumentuar me dhjetëra raste të përndjekjeve online. Janë të paktën 62 raste të kryera nga 34-vjeçari Fabjan Dodaj, i cili ndodhet në një burg në Francë.
Përndjekjet online u zbuluan pas denoncimeve të disa qytetarëve, të cilët u paraqitën pranë sektorit për krimin kibernetik në Tiranë.
I riu ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale të vajzave të ndryshme dhe pasi u merrte foto të tyre, u krijonte profile false. Fotot që publikonte në këto profile përmbanin përshkrime denigruese.
24-vjeçari, më pas shantazhonte vajzat duke u kërkuar foto dhe video intime në kërkim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij. Agjentët e krimit kibernetik identifikuan interceptimet kompjuterike që pulsonin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë.
Pasi identifikimit të autorit, Policia e Shtetit përmes Interpol Tiranës dhe autoriteteve franceze i sekuestruan atij në qeli aparatin celular, me të cilin kryente veprimtarinë kriminale.
Fabjan Dodaj aktualisht është duke vuajtur dënimin në Francë për vjedhje me pasoja të rënda, komplot kriminal, falsifikim apo dhe vepra të tjera që lidhen me përndjekjen.
Klan News