Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Uniformat blu thonë se kapën një 19-vjeçar dhe shpallën në kërkim vëllain e tij, 17 vjeç.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Bubq. Dy vëllezërit kanë kërcënuar me armë xhaxhain e tyre që të tërhiqte një kallëzim të bërë ndaj tyre për mashtrim.
Po ashtu, uniformat e policisë thonë se dy vëllezërit kanë kanosur edhe të atin.
“Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur për kanosjen”, njoftoi policia./tvklan.al