Një 32-vjeçar, i identifikuar si Ilirjan Gjuni është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se është autor i djegies së një automjeti në muajin shkurt në Kamëz.

I riu gjithashtu dyshohet se ka tentuar të djegë dhe një makinë tjetër po këtë muaj.

Nga verifikimet e policisë 32-vjeçari rezulton të jetë një person me precedent kriminal në fushën e vjedhjes dhe shitjes së narkotikëve.

Tv Klan