Pasi votimi i publikut i dha tërësisht të drejtë Tefikut për situatën me kunatën, Beshiren, ai shprehet në “Shihemi në Gjyq” se e vetmja gjë që do, është të jetojë i qetë me bashkëshorten. Siç ka deklaruar përgjatë gjithë seancës së rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai mendon se 10 vitet e qëndrimit të Beshires në shtëpinë e tij, në të njëjtën dhomë ku fle çifti duhet të marrin fund.
Tefiku do që së bashku me Xhemilen, e cila vuan nga probleme me shikimin e dëgjimin, të kujdesen për njëri-tjetrin. Ai përshkruan edhe sesi sillet me bashkëshorten, edhe pse vetë është në moshën 80-vjeçare.
Tefik: Unë i bëj hyzmet asaj që nuk ka njeri në botë!
Beshire: Ti edhe unë bashkë!
Tefik: Prit moj, zagare e m*tit! Unë ngrihem në mëngjes në orën 6, 6 e gjysmë apo 7, ajo ngrihet një çikë më vonë se nuk shikon, nuk dëgjon etj.
Beshire: Po të ishe ti në vend të asaj çfarë do bënte?
Tefik: I bëj kafen në mëngjes, ia çoj me tabaka, i bëj bukën, i them çfarë do për të ngrënë? “Po, dua qumësht, dua kos, dua vezë, dua këtë”…
Ardit Gjebrea: Ia bën të gjitha.
Beshire: T’ia çosh se e ke grua!
Tefik: “Çfarë do?, këtë”, vete, kam fuqi, s’kam fuqi, vete poshtë…
Beshire: T’ia çosh se e ke grua! E ke grua!
Me këtë fjali, Beshirja shkon afër Tefikut dhe kap bastunin e tij duke vazhduar të grindet.
/tvklan.al