Tefiku ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” kunatën e tij, Beshiren. Në insertin e tij prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai u shpreh i revoltuar duke thënë se kunata do që t’i zaptojë shtëpinë. Pasi hyn në studio, 80-vjeçari thotë se prej 10 vitesh mban edhe kunatën në shtëpi.
Tefik: Unë kam ardhur këtu për atë kunatën time që më zapton shtëpinë, ka 10 vjet. Ajo është qelbësirë! Ka mundësi që një burrë të marrë dy gra? Nuk ka mundësi, unë s’i mbaj dot.
Ardit Gjebrea: Po pse dy gra? Ti mban gruan dhe kunatën.
Tefik: Po, tani ajo të më zhduket sa më parë nga shtëpia mua se ajo ka 10 vjet tek unë, e kam mbajtur sa e kam mbajtur, tani unë s’kam mundësi më. Unë jam 80 vjeç burrë, nuk i dal zot gruas time, jo më asaj.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti?
Tefik: 80 vjeç.
Ardit Gjebrea: Nuk dukesh fare!
Tefik: Nuk dukem, por mosha bën të vetën.
Pas transmetimit të insertit të Beshires, ku kjo e fundit thotë “kaq ta bëjë dhëmbin, unë nuk iki”, Tefiku përsërit kërkesën e tij. Me hyrjen e kunatës në studio, nis një debat i ndezur mes tyre ku Tefiu i kërkon vazhdimisht të largohet, ndërsa Beshirja kundërshton. Tefiku i thotë se për shkak të saj e quajnë “burrë me dy gra” e madje shpërthen në ofendime.
Tefik: Ke qëndruar 10 vjet tek unë!
Beshire: Nuk të dal nga shtëpia!
Tefik: Më unë nuk të mbaj!
Beshire: Edhe 10 vjet, edhe 20 vjet!
Tefik: I ke dokumentet?
Beshire: I kam.
Tefik: Merr tokën atje, truallin tënd atje, bëj shtëpi a kasolle a ç’do bësh ti atje, nga unë të zhdukesh!
Beshire: Kasollen do ta bëj! Po e mora do ta bëj!
Tefik: Të të mbaj edhe ty unë se je grua e mirë ti! Do më bësh me dy gra mua ti, më thotë bota mua “me dy gra!”
Beshire: Do ta shikojmë!
Tefik: Ik moj, zhduku! Llafazane e m*tit!
Ardit Gjebrea: Jo! Jo me këtë fjalor, të lutem!
Beshire: Unë jam llafazane apo ti? S’ke turp, burrë 80 vjeç!
Tefik: Turp të kesh ti moj!
Beshire: Ti të kesh, jo unë!
Tefik: Të kam mbajtur 10 vjet moj! Çfarë do më ti?
Beshire: Të më mbash se më rrite, më bëre! Të kam mbajtur kalamajtë!/tvklan.al