Një 51-vjeçar është prangosur nga policia pasi ishte shpallur më parë në kërkim i akuzuar për korrupsion aktiv. Sipas policisë 51-vjeçari G.B. kishte tentuar të korruptonte persona që ushtronin funksione publike.
“Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.08.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’,” thuhet në njoftimin e bluve të policisë.
51-vjeçari në bashkëpunim me dy punonjës të IMT Elbasan, ka ofruar ryshfet për një objekt të ndërtuar pa leje. Ndërkaq materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Posaçme për veprime të mëtejshme ligjore.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në muajin prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, për marrje ryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme,” njofton më tej policia./tvklan.al