Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi vodhi një vodhi një automjet në lagjen nr.13 në Durrës dhe shkoi drejt Elbasanit.

Sipas policisë 29-vjeçari Teki. H është një shtetas me precedent të theksuar penal për disa vjedhje në disa qarqe.

Gjithashtu në të njëjtën ditë, ai i vodhi një celular dhe çantën me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, në një hotel në lagjen nr.14.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Saga”, për arrestimin e një shtetasi me precedent të theksuar për vjedhje në disa qarqe. Vodhi një automjet në lagjen nr.13 dhe shkoi drejt Elbasanit, kapet dhe arrestohet brenda pak orësh, si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Elbasanit, 29-vjeçari. Në të njëjtën ditë, 29-vjeçari vodhi një celular dhe çantën me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, në një hotel në lagjen nr.14,” njoftojnë blutë e policisë.

Policia bën të ditur gjithashtu se 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet si autori i katër vjedhjeve. Gjatë kontrollit i janë sekuestruar një makinë, dy telefona, një medaljon floriri, një parfum, syze qe dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet.

“Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 29-vjeçari ishte në kërkim nga Policia e Tiranës, për 4 vjedhje. Sekuestrohen makina, dy telefona, një medaljon floriri, një parfum, syze qe dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme,” njofton më tej policia.


/tvklan.al