Është zbardhur ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër . Në videon e bërë publike nga policia, shihet autori i vënies së tritolit në derën e agjencisë funerale.


Bëhet fjalë për një 35 vjeçar me inicialet B.P, i cili është shpallur në kërkim.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.  Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia ndër të tjera.

/tvklan.al