Në shënjestër të sulmit, një market hebre
Ky market që i përket komunitetit hebre ishte në shënjestër të sulmit me armë të dy personave që u vranë këtë të mërkurë nga policia në New Jersey, një ngjarje që u mori jetën 6 personave e 2 të tjerë u plagosën dhe që shkaktoi për orë të tëra panik tek banorët e zonës.
Autorë të ngjarjes janë ky çift David Anderson dhe Fransine Graham, të cilët sipas hetuesve donin të kryenin një sulm terrorist me motive anti-semitizmi.
“Pasi pamë kamerat e sigurisë, arritëm në një përfundim të qartë se sulmi kishte në shënjestër një market hebre”, tha Kryebashkiaku Steven Fulop.
Sipas mediave amerikane, Anderson dikur ishte pjesë e organizatave hebraike, por kohët e fundit ishte shndërruar në anti-semit për arsye ende të paqarta dhe postonte në rrjetet sociale mesazhe kundër hebrenjve.
Policia gjeti një bombë në furgonin e tyre, me të cilin ata mbërritën tek marketi, ku u konfrontuan me forcat e rendit, duke vrarë një polic e tre klientë që ndodheshin aty. Më pas ata u qëlluan për vdekje nga forcat speciale.
Tv Klan