Identifikohen genet përgjegjëse për fytyrën dhe “vizatimin” e saj. Fytyra është tregues i lidhjes së gjakut, nga mbërrijnë paraardhësit e tu dhe madje edhe gjendjen e shëndetit. Por deri më sot dihej shumë pak se si krijohet dhe mekanizmat që aktivizohen në ato raste kur në fytyrë ka keqformime. Zbulimi i ri mund të ndihmojë pikërisht në këtë gjë.
Studimi i Universitetit të Pensilvanisë është publikuar në revistën Nature Genetics. Për të, kërkuesit kanë analizuar të dhënat e 3566 individëve britanikë dhe 4680 amerikanë. Më ndihmën e teknologjisë dhe të dhënat e detajuara gjenetike, kërkuesit kanë arritur të identifikojnë 203 zona të gjenomës që lidhen me karakteristikat e fytyrës.
Sipas autorëve të studimit, roli i gjenetikës në strukturën e fytyrës mund të ndihmojë në që të hidhet më tepër dritë në evolucionin e saj, në origjinën e keqformimeve dhe mund të vihet në përdorim edhe në mjekësinë ligjore. Megjithatë studiuesit theksojnë se do të vijojnë studimet dhe se ndoshta duhet ende shumë kohë.
Klan Plus