Fytyra e një burri

Nëse gjëja e parë që patë në foto ishte fytyra e një burri, dobësia juaj në zgjedhjen e partnerit është lidhja që i bëni me të shkuarën. Ne të gjithë mbartim përvojat e kaluara të marrëdhënieve që ndoshta nuk kanë shkuar shumë mirë dhe kur ato përvoja janë negative, ne mbrohemi sa më shumë që të jetë e mundur edhe me marrëdhëniet e ardhshme. Megjithatë, nëse nuk e hapim veten ndaj mundësive të reja, nëse nuk e lejojmë veten të jemi të pambrojtur, nuk mund të gjejmë dashurinë e vërtetë.

Një sirenë në shkëmb

Nëse e keni parë sirenë në një shkëmb, dobësia juaj kryesore kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një partneri është mendimi se ka dikë tjetër. Ju jeni gjithmonë në kërkim të më të mirës dhe kjo nuk është e gabuar, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet. Por, është e rëndësishme ta shihni veten si një person që meriton më të mirën në jetë dhe një partner të denjë, por mos lejoni që dyshimet dhe pasiguritë tuaja t’ju largojnë nga dikush që ju pëlqen vërtet.

Testi që ju paraqitëm më sipër është përgatitur nga “Italia Feed” dhe përshtatur në shqip nga tvklan.al.