Ekspertët japin 6 këshilla për parandalimin e rrudhave
Mjekët estetistë shpërndanë disa fotografi që tregojnë se të fjeturit në anë mund të shkaktojnë rrudha. Imazhet tregojnë sesi fytyra shtypet gjatë natës nëse e vendos faqen në jastëk.
DrMediSpa Clinics, me bazë në Marylebone, Essex dhe Knightsbridge, në një postim në rrjetet sociale, tregoi 6 mënyra sesi mund të parandaloni krijimin e rrudhave.

Kështu, ekspertët këshillojnë që të flini me shpinë.
Këshilla e dytë është që të blini një jastëk të konturuar, në mënyrë që të shpërndani peshën në mënyrë të barabartë, ndërsa e treta të përdorni këllëfë jastëku prej mëndafshi ose sateni.
Për natën përdorni krem fytyre me bazë vaji, pasi e ndihmojë lëkurën që të qëndrojë më e butë.

Flini gjumë mjaftueshëm. 7-8 orë gjumë është optimale për të parandaluar rrudhat. Gjithashtu, masazhimi i fytyrës në mëngjes ndihmon në qarkullimin e gjakut në zonat nën presion./tvklan.al