Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Identifikohet edhe viktima e dytë e grabitësve të familjes Gjon Luka në Laç. Viktima është Pajtim Kola 33 vjeç nga qyteti i Durrësit, babai i një fëmije 8 vjeç. Sipas burimeve të policisë, viktima është identifikuar nga bashkëshortja e tij, e cila e ka parë të shoqin nëpërmjet edicioneve të lajmeve në televizion dhe e ka njohur nga rrobat që kishte veshur.

Sipas bashkëshortes, çifti kishte 11 vjet që punonin në Itali dhe kishin vetëm pak muaj që ishin kthyer në Shqipëri. Sipas saj, viktima është mashtruar nga bashkëpunëtorët e tij, pasi ai ka qenë një tip i qetë dhe kurrë nuk është ngatërruar me punë të tilla./tvklan.al