Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Policia e Laçit ka ndaluar arkëtaren e bashkisë, Gjyste Doda, pas ndalimit të rojes së godinës, si të dyshuar për vjedhjen e arkës së bashkisë, me 33 milion lekë të vjedhura një ditë më parë, të cilat u përkisnin pensioneve të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Sipas burimeve nga policia e Kurbinit, arkëtarja ka pohuar në rajonin e policisë, se 10 milion lekë të vjetra nga shuma e vjedhur ndodheshin në banesën e saj. Në këtë mënyrë, shuma e vjedhur në bashkinë e Laçit, tani rezulton në 22 milion.

Burime nga organet e prokurorisë kanë theksuar, se do të thirren për të dëshmuar edhe punonjës të tjerë nga administrata e bashkisë së Laçit. Nesër pritet të merret edhe masa e arrestit për dy të ndaluarit nga ana e gjykatës së këtij rrethi./tvklan.al