Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gjykata e Laçit liron nga burgu të akuzuarën për vrasjen e të dashurës së bashkëshortit të saj. Dh. L. 34 vjeçare, ka ekzekutuar me pushkë brenda në banesë viktimën, të cilën e gjeti së bashku me të shoqin. Krimi ndodhi fare pranë dhomës ku gjendeshin 4 fëmijët e çiftit Lufi.

Bashkëshortët u paraqitën para trupit gjykues në seancën, ku e pandehura kërkoi gjykim të shkurtuar, pasi e pranoi krimin. Prokuroria e akuzon atë, për vrasje në kushte të rënda psikike. Kryetari i seancës vendosi lirimin e Dh. L. duke e konsideruar të mjaftueshme periudhën e paraburgimit, si ndëshkim për vrasjen. Ndërsa i shoqi i saj i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe fyerje u dënua me një vit burg.

Ndërkohë gjykata e ka pushuar çyshten penale, ndaj një personi të akuzuar nga prokuroria, për rrahje me pasojë vdekjen të nënës së tij. D. M. nga Kurbini u arrestua dy muaj më parë, pasi goditi të ëmën 78 vjeçare D. M. e cila gjeti vdekjen. Në polici ai deklaroi se po bënte shaka me të ëmën dhe se ajo kishte vdekur aksidentalisht. Ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore që u paraqit gjatë seancës gjyqësore konfirmon, se i pandehuri vuan nga shqetësime mendore, gjë që e konfirmon edhe babai i tij.

Trupi gjykues i kësaj dosje, pasi shpalli pushimin e çështjes, vendosi që 34 vjeçari Marku, të dërgohet në spitalin psikiatrik të Elbasanit, ku ai është kuruar edhe më parë për disa vite me radhë./tvklan.al