Ilir Meta ka firmosur këtë pasdite gjatë manifestimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dekretin që kthen ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke paralajmëruar edhe dekretin për shpërndarjen e Parlamentit.

“Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri, aty ka drejtësi.  Diktatura mund të ndërrojë maska, por mbeten njësoj në çdo kohë, armike të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Është detyra ime të mbroj kushtetutën, liritë e qytetarëve…

Dhe tani, përpara se të firmos dekretin kundër ligjit antikushtetues për betimin tek Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kërkoj shprehjen e vullnetit tuaj. Kush është pro, ju lutem të ngrejë dorën.

Vdekje grushtit të shtetit, rroftë republika, rroftë shteti i së drejtës!

Këtu pas ka një kërkesë tjetër, nuk kënaqen me pak, nuk kënaqen me kaq. Duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist. /tvklan.al