Kreu i LSI ka qenë i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Vetëm 3 ditë përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 3 Korrik, Meta iu përgjigj akuzave të maxhorancës se votat e LSI përkthehen si vota për PD. Ai u shpreh se LSI është krijuar si domosdoshmëri për t’i dhënë fund krizës.

“Mendoj se ka mbetur ende shumë kohë sepse në çdo ditë apo çdo minutë mund të ndodhë diçka e rëndësishme. Mund të them që ende është një pjesë e fushatës pa u mbyllur. Unë nuk kam asnjë lidhje shpirtërore me votuesit e PS, ata që i bëjnë thirrje votuesve tanë të mos votojnë për LSI nuk kanë asnjë background për PS. Votat për LSI janë për LSI dhe për asnjë parti tjetër. LSI është krijuar si domosdoshmëri për ti dhënë fund krizës dhe kësaj politike që është personalizuese dhe arbitrare”, tha Meta./tvklan.al