Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Reforma elektorale ka kuptim vetëm nëse balancohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo është kërkesë e vazhdueshme e Partisë Demokratike në fillimin e përpjekjeve për ndryshimet në kodin zgjedhor.
Sipas komentit të bërë nga sekretari për çështjet juridike në PD Ilir Rusmali, zgjedhjet e ardhshme duket se do të kenë të njëjtin fat me vendoret e tetorit, pasi në PS vjen sinjali, se KQZ do të mbetet i pa balancuar, me përpjekjen për të manipuluar zgjedhjen.
Ilir Rusmali: “Balancimin e KQZ, një borxh që PS dhe qeveria shqiptare ia ka elektoratit shqiptar që nga zgjedhjet e kaluara dhe është një tregues i qartë i pastër, i faktit nëse PS ka vullnet për t’iu përgjigjur pozitivisht reformës së procesit zgjedhor, apo nuk e ka këtë vullnet. Do të thoja këtu duhet të fillonte çdo lloj negociate politike nga veprimi, nga iniciativa e PS, pse jo e PS”.
Për përsosmërinë e listave të zgjedhësve, për Rusmailin është i rëndësishëm vullneti i partive politike, pasi ekspertët vetëm kontribuojnë.
Ilir Rusmali: “Roli i partive politike në raport me listën është krejtësisht margjinal. Atje ku hyn vullneti politik dhe vendimi politik nuk vendosin dot ekspertët”. Rusmaili nuk bie dakord me idenë e socialistëve që partitë politike të mos përzihen me listat e zgjedhësve./tvklan.al