Ilir Shaqiri është një ndër balerinët shqiptarë që ka spikatur me talentin e tij, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. Pasionin për baletin e ka trashëguar edhe vajza e tij Emily, e cila që e vogël ka ecur në hapat e babait të saj.  

Ajo gjithashtu përveç baletit ka patur eksperienca në fushën e aktrimit dhe muzikës. Emily ka luajtur disa role në kinematografinë italiane që në moshë të vogël.

Dhe së fundmi vajza e balerinit të njohur duket se po futet në tregun e muzikës italiane sepse sapo ka publikuar këngën e saj të parë.

Ilir Shaqiri dhe vajza e tij Emily kanë realizuar një lidhje “Skype” për programin “Rudina”, në Tv Klan ku kanë treguar edhe më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre, por edhe angazhimeve të Emily.

Ilir Shaqiri: Baleti është një art kompleks, Emily ka studiuar balet shumë orë në ditë dhe unë jam përpjekur që nëpërmjet përgatitjes të baletit, ta kompletoj dhe t’i jap më shumë nga ana aktoriale, në balet. Kjo sigurisht e ka ndihmuar më vonë që të marrë mësimet e saj, për sa i përket aktrimit dhe këngës, që ta përcjellë këtë vendosmëri dhe këtë talent dhe në zhanerat e tjera. Manuela ka punuar nga ana aktoriale shumë dhe është dhe një mësuese shumë e zonja, një ndër koristet që ka marrë pjesë në Sanremo, në shumë orkestra me famë dhe që e ndjek nga ana muzikale. Kjo bën që Emily ta ketë javën super të zënë, për sa i përket përgatitjes artistike. Por ajo që dua të them dhe që jam krenar për këtë që kam arritur t’i lë vajzës time është disiplina për sa i përket realizimit të diçkaje sepse baleti është një profesion dhe një art jashtëzakonisht i hekurt. Në kuptimin që po nuk pate një vendosmëri dhe një shpirt saktifice nuk mund ta arrish asnjëherë të realizosh diçka, sado talent të kesh. Këtë ja kam dhënë unë në gjak vajzës, për sa i përket disiplinës dhe vendosmërisë.

Rudina Magjistari: Çfarë të pëlqen më tepër, Emily si balerinë, si aktore, si këngëtare?

Emily: Dua të them se që e vogël kërcej, por unë dua të bëhem një aktore.

Ilir Shaqiri: Më tradhtoi!/tvklan.al