Deri në vitin 2013 të gjitha municionet e tepërta të trashëguara nga sistemi komunist do të asgjësohen.

 Këtë deklaratë Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, e ka bërë gjatë inaugurimit të vënies në punë të dy sharrave prerëse industriale në uzinën e lëndëve plasëse të Mjekësit në Elbasan.

Arben Imami: “Qindra mijëra ton kanë qenë një nga trashëgimitë më të këqija të komunizmit. Një peshë  e rëndë për demokracinë shqiptare, një peshë e rëndë për forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë, që duan të lëvizin përpara, duan të  bëhen një forcë e denjë e NATO-s, ndërkohë e gjithë kjo trashëgimi e tërheq pas”.

Ndërkohë për Ambasadorin e OSBE-së Robert Bosch ekzistenca e kësaj sasie municionesh në Shqipëri përbënte një rrezik shumë të madh.

Robert Bosch: “Në përgjigje të kërkesës së qeverisë për ndihmë dhjetorin e kaluar me fonde të qeverisë daneze, prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhuroi Ministrisë së Mbrojtjes midis të tjerash gjatë sharra industriale për t’i ndihmuar në punën e tyre të jashtëzakonshme për largimin municioneve të tepërta nga ky vend. Dhjetorin e vitit të kaluar prezenca e OSBE-së në Shqipëri lehtësoi dërgimin e gjashtë sharrave industriale, dy në repartin e çmontimit në Mjekës dhe katër në uzinën e Poliçanit. Këto pajisje të reja do të dyfishojnë kapacitetin e shkatërrimit të municioneve të tepërta, duke shndërruar shumë shpejtë Shqipërinë në një vend të sigurt për të jetuar”.

Prokurorimi i gjatë makinerive është mundësuar nga kontributi i Mbretërisë së Danimarkës./tvklan.al