Nata e Vitit të Ri ka shënuar vetëm shtatë incidente që janë trajtuar tek emergjenca e spitalit “Nënë Tereza”, stafi i të cilit ka qënë në gatitshmëri të plotë deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Drejtori i QSUT-së Sajmir Ivziku shprehet se rasti më delikat ka qënë ai i plagosjes së një personi me armë në shpatull i cili më pas është dërguar në Spitalin Ushtarak për trajtim të mëtejshmëm, ndërsa rastet e tjera kanë qënë raste të parrezikshme.
Në 31 Dhjetor janë shënur 13 incidente të vogla ndërsa mbrëmja e ndërrimit të viteve ka shënuar një plagosje me armë zjarri dhe një plagosje me mjete të forta, atë të një 11-vjeçari vetëm pak minuta pas mesnate.
Ndërkohë orët e para të mëngjesit të së dielës kanë shënuar dhe rritjen e rasteve të të sëmurëve nga përdorimi i alkoolit./tvklan.al