Mosha vijon të mbetet thjeshtë një numër për Cristiano Ronaldon. Portugezi tregoi edhe një herë vlerën e tij të jashtëzakonshme, me 40-vjeçarin që shënoi sërish për tu afruar akoma dhe më shumë me objektivin prej 1 mijë golash në karrierë.

Ronaldo realizoi në fitoren 2-0 që Al Nassr regjistroi kundër Al Wehda për tu ngjitur në kuotën e 925 golave. Ylli i Al-Nassr konfirmoi se udhëzimet e trajnerit në pjesën e parë ishin çelësi i transformimit në fushën e lojës.

Skuadra u kundërpërgjigj me shpejtësi dhe arriti të shënojë dy gola, duke siguruar ndeshjen në favor të saj dhe duke fituar tre pikë të vlefshme.

Sulmuesi përfitoi në maksimum nga krosimi i Angelos për të shënuar golin e 17-të në këtë sezon të kampionat. 40-vjeçari kishte mundësi për të thelluar shifrat, por penalltinë e fituar prej tij ia dhuroi shokut të skuadrës, Sadio Mane.

Me këtë fitore, Al-Nassr vazhdon rrugëtimin drejt titullit kampion, i fokusuar plotësisht në ndeshjet e ardhshme. Al Nassr u ngjit në vendin e tretë në Arabinë Saudite, tetë pikë larg vendit të parë me 12 ndeshje të mbetura, ndërsa Al Wehda mbeti i fundit.

Klan News