Dinamo i bashkohet Egnatias, Partizanit dhe Vllaznisë, në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Skuadra kryeqytetase, triumfoi 4-0 ndaj Skënderbeut në transfertë, pas 120 minutave lojë. Korçarët kishin vendosur që të zbrisnin në këtë ndeshje me lojtarët e rinj, për të konfirmuar se fokusi kryesor është te kampionati.
Një autogol nga Nasto i dha avantazhin miqve, ndërsa Mandela realizoi të dytin në minutën e 94-t. Ndeshja shkoi në shtesa, për shkak të fitores 2-0 të Skënderbeut në ndeshjen e parë.
Në shtesa, skuadra e Ilir Dajës shënoi dy herë të tjera, me Qardakun dhe Zabërgjan, për të vulosur ndeshjen në 4-0. /tvklan.al