Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e aeroporit “Nënë Tereza”. Krahas videos, kryeministri Rama shkruan se në këtë aeroport, vetëm në muajin Korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i ka kaluar 1 milionë.

Më tej, Rama thotë se kanë hyrë këtë Korrik më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013 teksa shton se i ka dhënë një tregues kuptimplotë tranformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade.

“Mirëmëngjes! Dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm në muajin Korrik, numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë e ku hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur”, shkruan kryeministri Rama.


/tvklan.al