Korrespondetja e të përditshmes britanike “Independent”, Maya Oppenheim kthehet në Shqipëri pas më shumë se një dekadë nga vizita e saj e parë. Ajo shrkuan se në udhëtimin e parë në 2012 erdhi me një anije nga Korfuzi, ndërsa këtë vit erdhi me fluturim direkt nga Londra në aeroportin e Rinasit, dhe si qëllim kryesor kishte Kala Festival, një festival muzikor i cili organizohet në bregdetin e Dhërmiut. Një vend i mbushur me ujëra të pastra kristal, të cilin do të ishte bukur ta vizitonit pavarësisht festivalit, rekomandohet në artikull.

Ndërsa pjesa më interesante ishte udhëtimi në plazhin e Gjipesë me një motobarkë. Sipas artikullit, ky është festivali i parë ndërkombëtar në Shqipëri, dhe ofron njëkohësisht rekreacionin dhe relaksin, duke kaluar në mënyrë të përsosur kufirin midis festivalit dhe festës, një event i cili është bërë gjithnjë e më popullor me kalimin e viteve, duke thithur edhe shumë turistë të apasionuar me muzikën.

Sipas shkrimit të “Independent”, Popullariteti i destinacionit të ri të pushimeve vazhdon të rritet, ndërsa ekspertët e udhëtimeve e kanë konsideruar me të drejtë Rivierën Shqiptare si “Maldivet e Evropës” dhe padyshim ja vlen të vizitohet.

Por veç bukurive të plazheve të jugut, Shqipëria është konkurruese me vendet e tjera europiane për çmimet e lira, ushqimin e shijshëm dhe cilësinë e shërbimit. “Independent” shkruan se Shqipëria është shumë më e lirë se shumica e vendeve evropiane, dhe një vakt i shijshëm në Tiranë ofrohet me çmim të arsyeshëm, rreth 20 Paund secili, pavarësisht se ishte një restorant mjaft luksoz.

Klan News