Pas më shumë se një dekade, korrespondetja e së përditshmes britanike “Independent”, Maya Oppenheim u rikthye në Shqipëri dhe pa më konkretisht atë që flitet si “Maldivet e Europës.”

Në artikullin e saj për “Independent”, gazetarja thotë se këtë verë në Shqipëri e solli “Kala Festival”, një festival muzikor në Dhërmi.

Një vend i mbushur me ujëra të pastër kristal, të cilin do të ishte bukur ta vizitoje pavarësisht një festivali, shkruan “Independent” për vendin që sipas saj të josh aq sa është vështirë që t’i rezistosh.

Teksa rrëfen eksperiencën në Dhërmi, udhëtimi me varkë për në plazhin e Gjipesë i ka lënë shumë mbresa gazetares. Ndërsa çmimet komentohen si shumë më të lira se në shumicën e vendeve evropiane.

“Mos u shqetësoni nga Shqipëria që ka padyshim flamurin më kërcënues nga të gjitha vendet në botë (një shqiponjë e zezë në një sfond të kuq), ia vlen ta vizitoni. Ka një arsye pse destinacioni i pushimeve vazhdon të shfaqet kudo. Dhe ka gjithashtu një arsye pse plazhet e Shqipërisë kanë shpërthyer në TikTok, me Rivierën Shqiptare të quajtur “Maldivet e Evropës”. Vendi është i mrekullueshëm”, përmbyllet artikulli.

Tv Klan