Ministrja e shëndetësisë në Angli dhe deputetja konservatore Nadine Dorries është konfirmuar me koronavirus.

Dorries tha se kishte marrë të gjitha masat e këshilluara pasi kishte zbuluar se ishte e infektuar, duke u izoluar në shtëpi.

Departamenti i Shëndetësisë tha se ajo shfaqi simptoma ditën e enjte, ditë në të cilën mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga kryeministri.

Ndërkaq rastet e infektuara në Angli kanë hskuar në 382, ndërsa janë shënuar 6 viktima, kryesisht në moshë të madhe.

Një ditë më parë, edhe Franck Riester, Ministri i Kulturës në Francës, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. /tvklan.al