Në programin “Historia ime” në Tv Klan ishte i ftuar epidemiologu dhe mikrobiologu Rexhep Muja.
Ai ka treguar për herë të parë në studio si ra në në kontakt me pacientin e infektuar me virus në vendin tonë.
Përveç pacientit zero, edhe 6 pjesëtarë të tjera nga familja rezultuan të infektuar nga virusi, por lista zgjerohet edhe më tej për shkak të kontakteve të tij me persona të tjerë.
Muja shprehet se familja e pacientit zero është shumë mirë dhe e ka mposhtur virusin dhe e veçon si një familje mjaft bashkëpunuese gjatë hetimeve të kryera.
Rexhep Muja: Kam hasur shumë familje gjatë hetimeve, ndërsa familja e pacinetit zero me origjinë nga Puka, një familje tepër fisnike, një familje tepër bashkëpunuese, me një edukatë të përkryer shëndetësore. Pse e them këtë? Sepse ne gjatë hetimeve kërkojmë detyrimisht bashkëpunimin e familjarëve, që të listojmë kë ka takuar, më kë ka pirë kafe, ka marrë pjesë në udhëtime. Lista e kontakteve atë natë ka arritur deri në numrin 80.
Mirela Milori: Sa pjesëtarë nga familja dolën pozitivë?
Rexhep Muja: Dolën dhe 6 të tjerë pozitivë në familje, pastaj kontaktet e zgjeruara sepse ne i quajmë kontakti i parë dhe kontakt i dytë kështu i klasifikojmë dhe bashkë me kontaktet e dyta dolën goxha, që dolën pozitivë.
Mirela Milori: Tani si është situata e familjes?
Rexhep Muja: Tani është shumë mirë, jo vetëm e familjes, por edhe e gjithë rrethit të tyre miqësor dhe shoqëror janë shumë shumë mirë.
Mirela Milori: E kanë kaluar virusin?
Rexhep Muja: Po e kanë kaluar!/tvklan.al