Takimi i Danielës dhe Reit nuk ka shkuar ashtu siç pritej.
Protagonistët e emisionit “Love Story” në Tv Klan” e kanë nisur takimin e tyre me pyetje ku është zbuluar më shumë përsa i përket jetës personale së tyre.
Mirëpo, në momentin që duket se gjithçka po shkonte më së miri, Rei ka tentuar ta puthë me forcë Danielën, ndërsa kjo e fundit e ka refuzuar menjëherë.
Ky moment është diskutuar në studio, ndërkohë që kur i është dhënë fjala Frankos, ai ka deklaruar se Daniela i ka kërkuar një puthje në takimin e parë.
Kjo deklaratë e konkurrentit ka revoltuar fronisten, e cila ka shpërthyer ndaj tij.
Rei: Vazhdoj të jem i interesuar për Danielën, edhe pse është e revoltuar me mua.
Rei: Nuk po bëj show, jam gjaknxehtë.
Jerina: Ti nuk ke problem të të thonë se je zotëri i trashë dhe rri si zotëri.
Rei: Nuk do t’i tregoj asaj sa i trashë jam, çdo njeri tregon veten e vet.
Daniela: Për çfarë je këtu, për t’i bërë reklamë vetes?
Jerina: Me kë do të njihesh, me Danielën i ke dyert e mbyllura, dhe me Dean po ashtu?
Rei: Mes një çifti mund të ketë zënka…
Daniela: Rei e nisi negativisht, më vjen keq.
Franko: Një takim shumë i ftohtë, dhe mua më ka kërkuar një puthje në takimin e parë dhe nuk ia kam dhënë dhe më ka thënë në studio që nëse ta kam kërkuar do të ta jap në takimin e radhës.
Daniela: Fytyra jote nuk vjen të më thotë këtu këtë gjë. Për mua je zero, dil jashtë, je injorant! Je injorant, pikë! Dil jashtë. Në momentin që unë flas për familjen time, ky më thotë më kërkoi puthje
Franko: Kam prova.
Daniela: Dil jashtë./tvklan.al