“Inside Out2” duket se po korr një sukses global, duke kaluar çdo pritshmëri. Vazhdimi i “Inside Out 1” i cili tregon në thelb emocionet e një vajze adoleshente vazhdon të jetë filmi më i preferuar duke kaluar shifrën e 1 miliardë dollarëve në arkat botërore në më pak se tre javë që nga publikimi i tij më 14 Qershor.
“Inside Out 2” ka arritur të sigurojë shifrën më të lartë të shikueshmërisë dhe të financave që pas filmit Barbie, e cila gjithashtu pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe u përqafua gjerësisht nga audienca.
Sipas informacioneve të publikuara nga “The Walt Disney Company”, “Inside Out 2” është filmi i parë i animuar i cili në një kohë rekord ka arritur të fitojë shofrën e 1 miliardë dollarëve.





Tejkalimi i kësaj vlere do të thotë se “Inside Out 2” është tashmë një nga 11 titujt e filmave të animuar me të ardhurat dhe audiencën më të lartë.
Në Amerikën e Veriut filmi arriti vlerën e 469.3 milionë dollarëve, ndërsa ndërkombëtarisht ka fituar rreth 545.5 milionë dollarë.
Gjatë një deklarate nënkryetari ekzekutiv i shpërndarjes teatrale për “Thë Walt Disney Company” tha: Ne jemi absolutisht të emocionuar që kemi arritur këtë moment historik fenomenal në një kohë rekord.
Suksesi i jashtëzakonshëm i filmit është një testament jo vetëm për krijimtarinë e ekipit të Pixar, por edhe një shembull i ecurisë së filmit në më të mirën e tij.
/tvklan.al