Filmi i animuar “Inside Out 2” ka thyer rekorde shikueshmërie gjatë fundjavës duke rrëzuar nga froni filmin tjetër Djunë.
Nga shitja e biletave në kinematë amerikane dhe në Kanada janë fituar deri më tani 155 milionë Dollarë.
Kompania Walt Disney e cila prodhon filma të animuar sqaroi në një deklaratë se ky projekt kinematografik në tregjet ndërkombëtare solli në total 295 milionë Dollarë fitime.
“Inside Out 2” është vazhdim i filmit të vitit 2015 që fokusohet tek emocionet e një vajze të re të quajtur Raili. Nëse në filmin e parë kishte të bënte me ndjenja si gëzimi, frika dhe zemërimi, filmi i ri trajton çështje të tilla si zilia dhe ankthi.
Suksesi i këtij filmi është një nxitje për drejtuesit e kompanive kinematografike, të cilët kanë më pak filma për të shfaqur këtë vit për shkak të vonesave të shkaktuara nga grevat në Hollywood vitin e kaluar nga aktorët dhe skenaristët që kërkonin në atë kohë paga më të mira dhe mbrojtje nga inteligjenca artificiale.
Klan News