Prodhimi i Brendshëm Bruto në vendin tonë në tremujorin e dytë të 2024 është rritur në vlerën e 4.06%, duke treguar një perfomancë pozitive të ekonomisë në tërësi sipas INSTAT. Sipas drejtores së këtij institucioni, Elsa Dhuli kontribut të konsiderueshëm në këtë vlerë pozitive ka patur edhe sektori i turizmit.
Elsa Dhuli, Drejtore e INSTAT: Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2024 vlerësohet me rritje prej 4.06% në terma realë. Kontribute pozitiv kanë dhënë degët: tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimorë në masën me 1.12 %. Turizmi është pjesë përbërëse e grupit tregti transport dhe akomodimi.
Një tjetër tregues që ka shënuar performancë pozitive të ekonomisë sipas INSTAT janë edhe eksportet me rritje prej 4.89%.
Klan News