Trafiku ajror shënoi një rritje të ndjeshme edhe përgjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2024. Sipas INSTAT në periudhën Tetor-Dhjetor kanë udhëtuar me linja ajore 2.4 milion pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo ka bërë që viti 2024 të shënojë një rekord prej 10.7 milion pasagjerësh, ndërsa numri i fluturimeve shkoi në 68 mijë, 30% më shumë sesa në vitin 2023.

Flukse të larta janë regjistruar edhe në lëvizjet përmes detit. Në 3-mujorin e fundit të vitit 2024, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 211.371 persona, nga 197 mijë që kishe në vitin paraardhës.

Porti i Durrësit është porti nga i cili kanë udhëtuar 61,7% e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Sarandës me 29,1% dhe më pas porti i Vlorës me 9,2%.

Tv Klan