U shpenzua më tepër për pagat dhe energjinë
Çmimet në rritje të apartamenteve duket se po ndikohen ndjeshëm nga rritja e kostove të ndërtimit thuajse në të gjitha zërat. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, treguesi që mat rritjen e kostos së ndërtimit, u rrit me 4.1 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Instituti i Statistikave raportoi se rritja e kostove në ndërtim u udhëhoq nga rritja e shpenzimeve që kompanitë bëjnë për energjinë, por edhe ato të pagave për punonjësit. Por energjia dhe pagat nuk ishin zërat e vetëm të kostos së ndërtimit që u rritën. Të njëjtën prirje shënuan edhe materialet e ndërtimit, ndonëse me një ritëm më të zbutur.
Kostot janë një nga zërat kryesorë që ndikojnë në çmimin e apartamenteve për qytetarët. Por jo të vetmet. Këtë vit çmimet e banesave pritet të pësojnë ndryshime për shkak të politikës fiskale që qeveria po ndjek, siç janë përllogaritja në bazë të çmimeve të referencës apo projektligji për taksimin e pasurive të paluajtshme.
Tv Klan